Showbiz

Modelja shqiptare aksidentoi për vdekje motër e vëlla në Kroaci, ja VENDIMI që u mor për 29-vjeçaren

Shkruar nga Liberale

Modelja shqiptare aksidentoi për vdekje motër e vëlla në

Modelja shqiptare Klevisa Ymeri, e cila shkaktoi aksidentin me dy viktima në Kroaci, do të vazhdojë të mbetet në paraburgim.

Ky vendim është marrë nga Gjykata e Apelit të Dubrovnikut.

Sipas mediave kroate, më 10 korrik, gjyqtarja Dubravka Gjivanoviç mori vendimin se 29-vjeçarja shqiptare mund të lirohej nga burgu nëse jepte një garanci prej 79 mijë eurosh, por vendimi u rrëzua sot në Apel.

Familja e revoltuar e dy viktimave, kërkuan prishjen e vendimit, kërkesë që u mor parasysh.

Modelja shqiptare aksidentoi për vdekje motër e vëlla në

“E pandehura është shtetase e Republikës së Shqipërisë, nuk ka asnjë familje, as lidhje biznesi me Republikën e Kroacisë, kështu që nëse do të ishte e lirë, do të mund të largohej nga territori i Republikës së Kroacisë dhe të vazhdonte jetën normalisht në Shqipëri. Shqipëria nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian, ndaj nuk është i detyruar që ta ekstradojë të renë”, shënuan në arsyetimin e tyre avokatët mbrojtës të familjes së viktimave.

Aksidenti ka ndodhur më 9 prill rreth orës 20:40 në qytetin Ratac, kur Ymeri, duke përdorur një automjet me targa sllovake, ka parakaluar mjetin përballë saj, lëvizje që shkaktoi në përplasje kokë me kokë me mjetin me të cilin udhëtonin dy viktimat, motër e vëlla, Stefan dhe Katartina. Të dy mbetën të vdekur në vend, ndërsa Ymeri pësoi lëndime të lehta. Pasi doli nga spitali më 12 prill, ajo u transferua në qendrën e paraburgimit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH