Showbiz

Modelja “analizon” një e nga një djemtë e Kombëtares pas humbjes me Italinë: Bajrami duket çun mamaje!

Shkruar nga Liberale
Modelja “analizon” një e nga një djemtë e

Ish- modelja shqiptare Juliana Nura, e ftuar në një intervistë televizive ka komentuar futbollistët e kombëtares shqiptare pas ndeshjes së parë me Italinë.

E pyetur se çfarë mendon ajo për karakterin dhe pamjen e, Nura ka dhënë nga një koment për secilin duke u fokusuar vetëm në pamjen fizike.

Ajeti
Shpresoj që çunat e Kombëtares të mos e marrin shumë seriozisht këtë dhe e them që i dua të gjithë dhe do jem me ju deri në pikën e fundit ashtu siç jeni, do jem me Kombëtaren tonë. Ajeti është një çun tepër i mirë.

Broja
Unë mendoj se çunat shqiptarë janë yje kështu që edhe ky është yll, yll.

Ismajli
Nuk i isha fut rrugës. Nuk i kisha fol nëse do më ngacmonte.

Bajrami
Duket se është çun mamaje, kështu kam një ndjesi.

Gjimshiti
Duket superlojtar, por nga pamja të tremb.

Ramadani dhe Berisha
Yje, yje!

Hysaj
Pavarësisht se ka ndodhur ky incidenti i vogël që po flitet mendoj se ky është mashkull që meriton shumë më shumë.

Asani
Nuk po flasim për njeriun, por dukjen. Këtë e kisha marrë për shofer.

Strakosha
EEEE, dy metra çun!

Seferi
Me këtë stilin që ma ka, oh loçkë!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH