Showbiz

Mjekja nxjerr zbuluar ndërhyrjet estetike të femrave politikane: Grida Duma mbetet ikonë e bukurisë shqiptare, por...

Shkruar nga Liberale
Mjekja nxjerr zbuluar ndërhyrjet estetike të femrave politikane: Grida

Në një kohë kur e bukura po e prek edhe politikën, duket se as politikanet shqiptare nuk i kanë shpëtuar ndërhyrjeve estetike për ‘të luftuar’ vitet.

Mjekja estetiste, Elda Xhafa, e ftuar në “7pa5” në Vizion Plus, të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova i sugjeron grave dhe vajzave që të mirëmbajnë veten, por pa e tepruar. Ajo thotë në studio se politikanet të cilat kanë bërë ndërhyrje estetike e kanë ruajtur disi origjinalitetin, ndërsa një pjesë e mirë e personazheve publike kanë filluar të unifikohen.

Mjekja estetiste, Elda Xhafa, theksoi: 

"Në përgjithësi ne merremi me pjesën estetike. Unë jam gjithmonë me pjesën e teorisë që të plakemi bukur. Një lloj mirëmbajtje duhet, sepse njeriu duhet të jetë komfort me veten. Askush nuk ka mbetur pa rënë pre e pjesës së ndërhyrjeve estetike. Politikanët e ruajnë natyralitetin edhe për shkak të statusit që kanë. Ndërsa një pjesë e personazheve publike kanë filluar një lloj transformimi dhe unifikimi. Shoh shumë personazhe publike që ngjajnë si motra me njëra-tjetrën.

Po humb sensi i masës. Deri në momentin që ruhet masa është Ok. Tiparet duhet të jenë në proporcion me njëra-tjetrën. Në momentin që fillojnë të bëhen ca mollëza shumë të fryra, ekzagjerimet e buzëve, estetikisht për mua nuk janë fare të bukura. Gjella me kripë dhe kripa me karar. Fillojnë dhe problemet e pjesës së muskulaturës së buzës. Ajo që vihet re, mjekësia estetike është gjithmonë e më shumë në zhvillim. Nëse më parë përdorej silikoni, që për mua është i tmerrshëm, më vonë dolën format e fillerave".

Më pas në ekran u shfaqën disa foto të politikaneve shqiptare më të njohura, ndër to edhe Grida Duma. Mjekja estetiste tha se vërehen disa ndërhyrje të vogla estetike te pjesa e mollëzave dhe e buzëve. "Grida Duma mbetet një ikonë e bukurisë shqiptare. Realisht mbetet një femër e bukur. Në përgjithësi është vënë re, duket që ka bërë ato ndërhyrjet. Botoxi është trendi i kohës. Është bukur sepse botoxi të minimizon rrudhën. Grida duket që është nën efektin e botoxit. Janë bërë prekje të lehta në pjesën e mollëzave dhe në pjesën e buzës. Duket që është një ndëryrje e vogël, 0.5 ml filler në pjesën e buzëve. Nuk duket të ketë bërë ndërhyrje kirurgjikale", u shpreh Grida Duma. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH