Showbiz

Mjekët në Big Brother! Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore. A do të vazhdojë rrugëtimin aktorja?

Shkruar nga Liberale
Mjekët në Big Brother! Egla Ceno në gjendje të

Aktorja dhe banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për shëndetin e konkurrentes.

Aktorja shfaqet e shtrire në krevat duke marrë serum. Ajo është e rrethuar nga mjeket, të cilët po kujdesen për të.

Ndërkohë në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf, të cilin e lexoi Julian Deda.

“Banorë, për shkak të një komplikacioni shëndetësor Egla është nën kujdesin e mjekëve. Vëllai i madh do t’ju lajmërojë për vazhdimin e rrugëtimit të saj”, lexoi Julian Deda zarfin.

Pas këtij zarfi, reagimet e banorëve kanë qenë të shumta.

Romeo u shpreh se “Egla u eliminua”, ndërsa ka reaguar Graciano, duke i thënë: Pse bëhesh i keq, punë e madhe u eliminua apo nuk u eliminua, të jetë mirë me shëndet”.

Graciano: Unë e di që ti ndoshta do të lirohesh që ajo të iki që të prishet gjeja, por…

Roza: U bëftë sa më mirë ishalla

Franceska: Ajo u duk qeparë që ishte shumë keq

Meritoni: Nominimet nuk bien o Graciano

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH