Showbiz

“M’i vodhën të gjitha!”- Ish-banorja e BBVK rrëfen momentin e pakëndshëm në Vlorë

Shkruar nga Liberale.al

“M’i vodhën të gjitha!”- Ish-banorja e BBVK

Pushimet verore në Vlorë nuk kanë shkuar aspak siç kishte planifikuar Ana Ejupi, ish-banore e Big Brother VIP Kosova. Teksa po shijonte ditët me diell pranë detit së bashku me partnerin e saj, Kevin, Ana është përballur me një ngjarje të pakëndshme: vjedhje.

Përmes një postimi në Instagram, ajo ndau me ndjekësit momentin e pakëndshëm që i ka prishur pushimet:

“Vajza! Këtë pushim m’i kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kam pasur.”
Ana tha se nuk ishte fjala vetëm për vlerë materiale, por për gjëra që kishin rëndësi personale për të, si çantat dhe produktet kozmetike që ishin pjesë e përditshmërisë dhe rutinës së saj.

Pas ngjarjes, ajo kërkoi ndihmë nga ndjekëset për të gjetur faqe në Kosovë që shesin produkte origjinale të make-up-it, me shpresën që të rikuperojë sado pak nga humbjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH