Showbiz

Met Gala 2024/ Zbulohen të ftuarit e parë! Ja kush janë...

Shkruar nga Liberale

Met Gala 2024/ Zbulohen të ftuarit e parë! Ja kush janë...

Yjet që do të jenë pjesë e Met Gala 2024 i përkasin listës së personave më të njohur në botë, por edhe personazheve që sapo e kanë nisur karrierën.

Ekskluziviteti i eventit që njihet ndryshe si “Oscar-i i modës”, do të zhvillohet si çdo vit. Emrat e parë që thuhet të jenë konfirmuar si pjesëmarrës janë Gisele Bündchen, e cila pritet të vijë me partnerin e saj.

Rihanna po ashtu pritet të jetë një nga emrat më të vëzhguar dhe diskutuar të këtij viti. Gjithashtu, një një nga klani Kard-Jenner është konfirmuar dhe ajo është Kendall Jenner, ndërsa për motrat e saj nuk dihet ende me siguri nëse do marrin pjesë.

Muzeu Metropolitan i Artit në Los Angeles do mirëpresë edhe Olivia Rodrigo, Uma Thurman, Sarah Paulson, Cara Delevingne dhe yllin e “Saltburn”, Barry Keoghan.

Hyrje të reja në eventin e këtij viti thuhet se do jenë: Lily Gladstone nga “Killers of the Flower Moon” dhe Ayo Edebir nga “The Bear”.

Këtë vit tematika e Met Gala do jetë “Garden of Time” (“Kopshti i Kohës”), ndërsa biletat do të shiten për 50.000 dollarë personi (nëse nuk ke ftesë), por çdo emër i interesuar duhet konfirmuar nga Anna Wintour, përndryshe nuk merr dot pjesë.

Zendaya, Chris Hemsworth, Bad Bunny dhe Jennifer Lopez janë emrat e parë të konfirmuar si moderatorë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH