Showbiz

Mesazhi i Stresit për Eglën: Ua nxiu jetën banorëve, por e meritoi fitoren

Shkruar nga Liberale
Mesazhi i Stresit për Eglën: Ua nxiu jetën banorëve, por e

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, është intervistuar nga Rike Roçi mbrëmjen e djeshme teksa së bashku po ndiqnin ndeshjen Angli-Serbi.

Ai e ka nisur këtë intervistë më një koment për Europianin.

“Në radhë të parë i uroj Kombëtares sonë forcë të vazhdojnë përpara. Përpos Shqipërisë, unë jam me holandezët”, tha ai.

Pyetjes me ‘spec’ të Erjola Doçit nëse është i emocionuar nga Rikja në këtë intervistë, ai tha: Nuk e shoh me atë sy, sepse jemi miq prej vitesh.

Kur u pyet se çfarë mendimi ka për fituesen e Big Brother Vip 3, Egla Ceno, Stresi u shpreh: E ka luajtur atë format ashtu siç duhet, unë e kam gjykuar pak në fillim, por e ndryshova gjatë rrugës. E ka luajtur mirë, ua ka nxirë jetën edhe e fitoi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH