Heidi Baçi është padyshim duke jetuar ditë të mira, ku fama, projektet kanë qenë kryefjala e mediave të shtypit rozë.
Pas përfundimit të “Big Brother”, ish-finalistja u duk sikur u distancua disi nga ekrani, për të shijuar lidhjen me Romeon.
Por tashmë, që prej javësh po përflitet se ky raport është në krizë, biondja simpatike është fokusuar totalisht tek karriera.
Ashtu edhe si është bërë me dije, Heidi do të provojë veten si moderatore, ku edhe do të jetë në ekran me formatin “Goca dhe Gra”, një eksperiencë kjo tërësisht e re për të.
Por teksa ende nuk ka nisur ky emision, paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në rrugët e Bllokut, në një ditë të zakonshme të sajën.
Ashtu edhe si mund të shquhet nga fotot, Heidi është në shoqërinë e një mashkulli.