Showbiz

“Meritoni u hodh te të gjitha vajzat…”/ Ish-banorja komenton çiftet në "BBV": Nuk mendoj se do të rezistoj jashtë lidhja e tyre

Shkruar nga Liberale

“Meritoni u hodh te të gjitha vajzat…”/ Ish-banorja

Ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother”, Olta Sheta, ishte sot e ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku ka komentuar lojën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Olta u shpreh se mbrëmë Heidi Baci ka humbur një shans dhe do të bëhet pishman, pasi sipas saj, nuk bëri nominimin e duhur.

Si lidere, Heidi mbrëmë gjatë spektaklit kishte të drejtën që të dërgonte në nominim tre banore dhe ajo zgjodhi Roza Latin, Françeska Muratin dhe Vesa Smolicën. Këto të fundit iu bashkuan Ledjona Xheladinajt, e cila u dënua nga Vëllai i Madh.

Sipas Oltës, ajo duhej të dërgonte në nominim Ilinisa Agollin, Julian Dedën dhe Meriton Mjekiqin. Por jo vetëm kaq, pasi Sheta komentoi edhe çiftet që janë krijuar në këtë edicion të tretë të “Big Brother VIP”.

Si e shikon Olta çiftin Meriton-Ilnisa?

Lidhjen e tyre e shoh vetëm në kuadër të lojës. Meritoni u hodh tek të gjitha vajzat në fillim, duke pasur një raport dashurie ti njëherë do ndahesh njëherë do bashkohesh dhe publikun e tërheq kjo gjë. Nuk shoh asnjë ndjenjë nga Meritoni, edhe kur e mbron Ilnisën e bën sepse ashtu duhet. Nuk mendoj se do të rezistoj jashtë lidhja e tyre.

Heidi e pëlqen Romeon, e shikoj se si e shikon, si preket me të, lëshon lot në çdo fjalë të tij. Romeo nga ana tjetër nuk i lë fare hapësirë Heidit të flasë, nuk e lë të shprehet, e kupton çfarë thotë ajo por bën kot sikur nuk kupton, kërkon të viktimizohet.

Finalistët e këtij edicioni sipas Oltës kush janë?

Egla sigurisht, për mua është fituesja, Romeo, Juli, Heidi dhe Meritoni. Duhet dikush nga Kosova.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH