Showbiz

Meritoni heq rripin e pantallonave dhe i tregon Rikes… ! Sharje e kërcënime mes tyre, banorja: Ta tregoj qejfin jashtë ty!

Shkruar nga Liberale

Meritoni heq rripin e pantallonave dhe i tregon Rikes… ! Sharje e

Dy banorët e Big Brother Vip, Meriton Mjekiqi dhe Rike Roçi, të cilët ishin shokë përpara se të bëheshin pjesë e garës, kanë shpërthyer në ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Teksa Rike iu është drejtuar moderatorit duke i thënë “ti s’je burrë”, ai ka hequr rripin e pantallonave para saj për t’i treguar “burrërinë”, duke bërë që banorja të shpërthejë në lot.

Pjesë nga debati: 

Meriton Mjekiqi: Po i tregoj çfarë burri jam, për t’i thënë mos ofendo. Se nuk bëj ashtu gjestesh. Nuk e bëj atë veprim

Ledjona Xheladinaj: O njeri i fëlliqur, turp të kesh.

Rike Roçi: Gati uli pantallonat (Qan)

Sara Karaj: Na trembi me atë gjest që bëri, hoqi rrypin

Rike Roçi: Dua të iki! Ta tregoj unë ty jashtë, kam për të vesh fustan unë ty. Mbaje mend, fustan ke për të vesh para meje, o njeri i poshtër (Futet tek dhoma e rrëfimit)

Meriton Mjekiqi: Flisni ju për burrninë time

Sara Gjordeni: Mos ofendoni, e keni provokuar Meritonin. Është njeri, duke i thënë 100 herë s’je burrë. Mjaft o njerëz

Merton Mjekqi: Non stop të ofendon, s’je burrë, s’je burrë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH