Showbiz

"Meritojmë të bëjmë zgjedhjet që duam"/ Ronaldo Sharka shpërthen kundër protestuesve për martesat e të së njëjtës gjini

Shkruar nga Liberale

"Meritojmë të bëjmë zgjedhjet që duam"/

Ditën e djeshme, qytetarët marshuan në sheshin ‘Skëndërbej’ për të kundërshtuar projekt ligjin e hedhur për konsultim publik nga ministria e Shëndetësisë për Surrogacinë, Abortin dhe Shëndetin Riprodhues të Grave dhe Vajzave.

Shkak për këtë protestë u bë gjithashtu kurorëzimi i dashurisë mes dy vajzave disa ditë më parë, organizuar në tarracën e bashkisë.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë edhe personazhe të njohur, të cilët përmes pankartave, kanë treguar se sipas tyre jeta dhe familja po kërcënohet.

Lidhur me këtë protestë, ka qenë gazetari i njohur, Ronaldo Sharka, ai që përmes disa postimeve të bëra në profilin e tij të Instagramit, është shprehur kundra protestuesve, duke treguar qartë se njerëzimi nuk shkatërrohet aspak nga shijet seksuale.

Në vitin që jetojmë, të paktën meritojmë të bëjmë zgjedhjet që duam e të jetojmë si të duam e ndjejmë, sigurisht pa cënuar askënd rreth nesh. Dashuria, në të gjitha format e saj, nuk ka dëmtuar kurrë askënd. Njeriu që kur lind, i jepet një identitet që ai nuk e zgjedh. Pra, ne nuk zgjedhim emrin por na e vendosim, nuk zgjedhim shtetësinë apo shumë gjëra të tjera. Ama se si duam ta jetojmë jetën, këtë të paktën meritojmë ta zgjedhim vetë e jo të bëjmë zgjedhje që shoqëria i ka vendosur si rregulla të normalitetit të moralit, sepse ashtu ia kanë mësuar që kur ka lindur. Eshtë koha të pranojmë të ndryshmit rreth nesh, që janë të padëmshëm e vetëm duan të shijojnë jetën. E shkuara dhe e ardhmja nuk ekziston. Ekziston vetëm e tashmja. Atëherë ta shijojmë në paqe me zgjedhjet tona dhe zgjedhjet e të tjerëve“.

Me tej Ronaldo me ironi ka shtuar:

Ah sa harrova. Këto fotot që postoni nga “protesta” për familjen tradicionale, mos i postoni me “Face App” të paktën sepse pretendohet se jeni të revoltuar, jo mendjen tek Instagrami”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH