Meri Shehu e parashikoi bindshëm fitoren bindëse të Donald Trump si në planin e Kolegjit Elektoral, ashtu edhe në votë popullore. Astrologia vetëm pak ditë më parë tha “Favoriti për fitore sipas yjeve është Donald Trump”.
Ndërkohë një super profesor amerikan, Allan J. Lichtman, i cili u pompua ndjeshëm nga mediat e estabilishmentit, pasi nuk kishte gabuar në 13 zgjedhjet e fundit, shprehu sigurinë e tij të plotë në fitoren e Harris.
Po duket se profesorit i mbeten vetëm çelësat ndërsa Meri Shehu e hodhi ‘nokaut’ me një parashikim të yjeve. “Koha është që binjakët të triumfojnë mbi peshoret”, argumentoi Meri Shehu.