Showbiz

"Çmendem për ty më shumë se ditën e parë",  Rezarta Shkurta dedikim të ëmbël Ermalit: S'më besohet që kaluan 18 vite... (VIDEO)

Shkruar nga Liberale

"Çmendem për ty më shumë se ditën e

Rezarta Shkurta vazhdon të mbetet një nga vajzat më të pëlqyera dhe më të komentuara në medien rozë. 

Prej kohës e larguar nga ekrani, bukuroshja është fokusuar në artin e fotografisë dhe shpesh herë ndan momente nga përditshmëria, si dhe dedikime për bashkëshortin e saj, Ermal Hoxha. 

Sot ajo ka publikuar një kolazh fotosh krah bashkëshortit, Ermalit duke shkruar:

“Ndonjëherë më duket sikur të njoha dje. Ndonjëherë sikur s’kam jetuar kurrë pa ty. S’më besohet që kanë kaluar 18 vite e gjysmë dhe çmendem për ty akoma dhe më shumë se ditën e parë”.

Kujtojmë se Rezarta dhe Ermali janë prindër të Herës, tashmë 10 vjeçe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH