Showbiz

“Më tërheqin meshkujt toksikë”, shokon konkurrentja “Për’puthen”: Më pëlqejnë se të mbajnë nën kontroll

Shkruar nga Liberale

“Më tërheqin meshkujt toksikë”, shokon konkurrentja

Erika, konkurrentja e “Për’puthen” është bërë disa herë kryeqendra e mediave rozë që prej kohës që i është bashkuar formatit të dashurisë.

Ditën e djeshme, Erika ka qenë e ftuara speciale e programit “Mos i bjer me Top”, drejtuar nga moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, në të cilin ka zbuluar më shumë për jetën e saj personale jashtë programit të “Për’puthen”.

Ndërkohë që shumë deklarata të sajat kanë bërë bujë, ajo që ka habitur përdrouesit e rrjeteve sociale është pikërisht fakti se ajo pëlqen meshkujt toksikë.

Ndërkohë që ka shtuar se i pëlqejnë meshkujt xhentëlmen, ajo ka treguar se e tërheqin edhe meshkujt toksikë.

Pjesë nga intervista në studio:

Erika: Jam edhe pak e tërhequr nga meshkujt toksikë

Ronaldo: Meshkujt toksikë? Po deri në çfarë mase të toksikut?

Erika: Unë nuk po them ekstrem por pak, i jep më adrenalinë njohjes.

Ronaldo: Po çfarë detajesh të një toksiku të pëlqejnë? Se për toksikët zakonisht jepen mesazhe se duhet t’i mbajmë sa më larg jetës sonë.

Erika: Po por janë pak xhelozë, mundohen të të mbajnë nën kontroll.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH