Showbiz

"Më mungon çdo ditë... për një dorë muhabet", e bija e Xhevdet Ferrit fjalë prekëse për të atin

Shkruar nga Liberale

"Më mungon çdo ditë... për një dorë

Vajza e aktorit të ndjerë Xhevdet Ferri, si gjithmonë ka kujtuar të atin në vjetorin e vdekjes, duke treguar se largimi i tij i parakohshëm nga jeta, i ka lënë pas një dhimbje të pashërueshme.

Bora Ferri ka postuar një foto krah të dy prindërve, ku shkruan se sa i mungon i ati, por siç e bën zakonisht ajo krijon edhe një “bisedë” se si do t’i përgjigjej ai nëse do e lexonte.

“Miss you padre (upgrade nga papi). 4 vjet janë asgjë, por edhe shumë! Më mungonke përditë… Ua ç’na the- do më thojë-çudi e madhe që të mungon prindi!! Dhe unë do të të thoja: Më mungon përditë për një dorë muhabet, bre”, shkruan Bora në InstaStory.

Xhevdet Ferri, ikonë e kinematografisë shqiptare, ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme pulmonare. Aktori u përcoll në banesën e fundit pa bujë dhe homazhe, sepse kështu kishte kërkuar dhe Bora së bashku me nënën e saj, aktoren Rozeta Ferrin, respektuan dëshirën e njeriut të tyre të shtrenjtë.

"Më mungon çdo ditë... për një dorë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH