Showbiz

“Më mungon më shumë se çdo gjë në këtë jetë”, Meriton Mjekiqi me fjalë prekëse për të birin

Shkruar nga Liberale

“Më mungon më shumë se çdo gjë në

Finalistët e Big Brother VIP Albania 3 kanë dhënë intervista gjatë ditës së sotme (e diel) për ‘Top Albania Radio’.

Meriton Mjekiqi është pyetur sërish për kauzën e tij, për të cilën ka hyrë edhe në këtë format.

Ai u pyet nga prezantueset se çfarë ka mësuar nga ky Big Brother pasi shpalosi gjëra private duke përfshirë edhe djalin e tij, Loarin.

“Me djalin tim më ka mësuar shumëçka. Kauza ime faleminderit prej produksionit më ka bërë me i qit gjërat e mia personale për djalin tim. Kam kuptuar që Loari më mungon shumë, më shumë se çdo gjë në këtë jetë”, u shpreh ai.

I njëjti theksoi: “E fola me Romeon se jam mërzitur, kur dalë jashtë kësaj shtëpie gjëja e parë që do të bëjë është të ikë në Austri e ta takoj djalin tim nëse nuk vijnë në Kosovë”.

Meritoni ka vendosur që në këtë format të zbulojë se djali i tij vuan nga autizmi.

Ai ka rrëfyer në detaje për problemet me ish-partneren dhe se nuk e ka lejuar që ta shohë djalin e tyre që një kohë.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH