Showbiz

Me cilët nga ish-banorët të "BBV 4" ka komunikim Loredana? Ja si përgjigjet: Unë me asnjë por...(si qëndron e vërteta me Jozin)

Shkruar nga Liberale

Me cilët nga ish-banorët të "BBV 4" ka komunikim

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ka qëndruar pranë fansave të saj përmes rrjeteve sociale. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria.

Por së fundmi, ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj. Ajo u ka dhënë atyre mundësinë që t’i bëjnë pyetje dhe më pas u ka kthyer përgjigje në “Instastory”.

Pyetjet kanë qenë të shumta dhe të ndryshme, por sigurisht nuk kanë munguar ato në lidhje me eksperiencën e saj në BBV 4 dhe raportin me ish-banorët.

“Me kë nga banorët e Big Brother ke komunikim?”, e ka pyetur një ndjekës, të cilit Loredana i është përgjigjur pa problem.

Me cilët nga ish-banorët të "BBV 4" ka komunikim

“Me të gjithë dhe me asnjë! Me shumicën ruajmë respekt por jo të komunikojmë në përditshmëri.

Këto kohët e fundit jam bërë pak më shumë me Rizartën edhe e adhuroj kohën me atë!”, është përgjigjur Loredana.

Kujtojmë se ish-banoren e edicionit të katërt të BBV e shohim çdo të shtunë në orën 21:001, ekranin e madh të Top Channel, në emisionin” Goca dhe Gra”.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH