Showbiz

"Më humbi unaza kur hipa në makinë", Bora Zemani rrëfen çfarë i ndodhi natën e propozimit emocionues: Unë dhe Donaldi u mërzitëm shumë!

Shkruar nga Liberale
"Më humbi unaza kur hipa në makinë", Bora Zemani

Moderatorja Bora Zemani zbuloi disa detaje nga marrëdhënia e saj me Donaldin.

Ajo tregoi në "Se luam topi" se ditën e propozimit të Donaldit, humbi unazën pasi hipën në makinë dhe të dy ishin mërzitur shumë për këtë gjë.

Por fatmirësisht Bora e kishte gjetur sërish unazën në fustanin e saj.

Po ashtu Bora Zemani rrëfeu e emocionuar edhe takimin e parë me Donaldin.

"Ne nuk jemi njohur në televizion, kemi qenë të ftuar në një koncert recital. Atje u pamë dhe u morëm vesh me njëri tjetrin. Sytë tanë duhet ta kërkoni njëri tjetrin. Sytë e Donaldit më goditën që në momentin e parë. E dija që njëri nga binjakët ishte i lidhur, kur pash Donaldin, i thash ishalla nuk është ky i lidhuri.

Dhe kur e mora vesh u çlirova. Donaldi i ka marrë hapat i pari, por ishte qartë gjëja që në fillim. E ruanim njëri tjetrin me sy, filluan mesazhet derisa u takuam që takoheshim për pak dhe shkonte biseda deri në orët e para të mëngjesit.

Humori ka qenë gjëja e parë që na ka lidhur shumë me njëri tjetrin. Qeshja aq shumë me mesazhet. Unë nuk dija emrat e çunave. Isha me shoqet e mia të ngushta, njëra gjeti emrin e Donaldit dhe shkon te storyt dhe thotë ‘ky është e gjeta’. Un i them do dali emri im. Më çon screenshot që i kisha parë storyn, tha më në fund të gjeta. Ky ishte mesazhi i parë, pastaj filloi komunikimi.”-rrëfeu moderatorja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH