Showbiz

"Më hodhën baltë, por floriri nuk bëhet pis", Maya flet për herë të parë pas divorcit të bujshëm: Më kanë lënduar mua e djalin!

Shkruar nga Liberale

"Më hodhën baltë, por floriri nuk bëhet

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Maya po kalon një periudhë të vështirë në jetën e saj private pas divorcit të bujshëm me bashkëshortin. 

Nga ky divorc, jo  i zakonshëm, u publikuan materiale nga debati mes tyre dhe çështja mori një bujë të madhe publike.

E ftuar sot në Living Room, Maya foli pikërisht për atë sesi po e përjeton ajo periudhën e divorcit. 

“Nuk shkon asgjë mirë! Unë po mundohem ti ruaj energjitë e mia për vete, për djalin dhe për punën. Po bëj më të mirën e mundshme për të marrë sa më pak energji negative. Ndonëse u përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sëpsë është flori. Po flas në përgjithësi, sepse do vi një moment që do flas shumë në veçanti, por ai moment nuk ka ardhur akoma“, u shpreh Maya.

Po ashtu këngëtarja u shpreh shumë e zhgënyer nga televizione të caktuara që kanë marrë deklarata nga “armiqtë” e saj në këtë situatë dhe i kanë përdorur duke ulur figurën e saj.

“Dikush si person privat mund të shkojë dhe të dërdëllisë aty, por nuk mund të nxjerrin gjëra të pa thëna nga unë dhe pa dalë unë kurrë me një deklaratë. Unë i dash botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim përsa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq“, tha këngëtarja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH