Supermodelja Gigi Hadid ka festuar me emocion ditëlindjen e 30-të më 25 prill në ambientet elegante të Le Chalet në New York, ku surpriza më e madhe për fansat ishte konfirmimi publik i lidhjes së saj me aktorin Bradley Cooper.
Në një postim në Instagram më 3 maj, Hadid ndau një sërë fotosh nga festa, ku në një prej tyre ajo shihet duke shkëmbyer një puthje me Cooper përpara një torte gjigante me çokollatë – shenja e parë e qartë e romancës së tyre në rrjetet sociale.
Në përshkrimin e postimit, Gigi shprehu mirënjohjen për të gjitha rolet e saj në jetë – si nënë, mike, partnere, motër, vajzë dhe bashkëpunëtore – duke theksuar se ndihet me fat për çdo përvojë që ka përjetuar gjatë këtyre viteve. “Jam shumë me fat që jam 30! Me fat për çdo moment të bukur e sfidues, për çdo mësim e dhuratë që jeta më ka sjellë,” shkroi ajo ndër të tjera.
Në festën e ditëlindjes morën pjesë familjarë dhe miq të ngushtë, përfshirë motrën Bella Hadid, nënën Yolanda Hadid, aktoren Zoë Kravitz dhe modelen Emily Ratajkowski. E pranishme ishte edhe vajza e saj katërvjeçare, Khai, të cilën Gigi e ka me këngëtarin Zayn Malik.
View this post on Instagram
Lidhja e Hadid dhe Cooper nisi të përflitej në tetor të vitit 2023, kur ata u panë bashkë në një darkë në West Village të Nju Jorkut. Megjithëse janë treguar diskretë, çifti është shfaqur herë pas here në evente publike. Hadid ka zbuluar se janë njohur në ditëlindjen e një fëmije të një miku të përbashkët dhe se ndajnë një pasion të përbashkët për teatrin – një botë në të cilën Cooper e ka futur modelen.
Në disa foto të festës, Hadid u pa me një unazë të artë në dorën e majtë, çka ka ngritur dyshime për një angazhim, por burime pranë çiftit theksojnë se ata janë të lumtur së bashku dhe nuk kanë nxitim për të formalizuar marrëdhënien.