Në Ditën Botërore kundër Kancerit, Princesha e Uellsit Kate Middleton, ka përcjellë një mesazh mbështetjeje të gjithë personave që po kalojnë këtë sëmundje.
Këtë Middleton e ka bërë përmes një postimi në llogarinë zyrtare të familjes mbretërore në Instagram, ku ka publikuae dy foto, disa javë pasi njoftoi se e kishte mposhtur sëmundjen.
“Mos harroni të kujdeseni për gjithçka që qëndron përtej sëmundjes”, shkruante ajo në mesazhin e saj shumë domethënës.
Në imazh Princesha e Uellsit duket e buzëqeshur ndërsa qëndron në një trung të madh peme në pyllin Windsor. Fotoja mësohet se është realizuar nga djali i saj i vogël, Princ Louis.