Showbiz

"Më copëtove shpirtin"/ Eni Çobani humb një person të familjes: Largimi yt na la me zemër të thyer

Shkruar nga Liberale

"Më copëtove shpirtin"/  Eni Çobani humb një

Avokatja e njohur, Eni Çobani ka humbur të motrën në moshë të re. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije vetë Eni  Çobani, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ajo shprehet me fjalë prekësë për humbjen e motrës ku shkruan;

“U ndërpre në mes një jete të bukur dhe iku nga ne një motër e shtrenjtë si Migen Dibra. E dashur motër largimi yt kaq i shpejtë e i papritur na la me zemër të thyer dhe na la pa fjalë, por ne nuk do të harrojmë kurrë e do të kemi me vete çdo moment vështrimin tënd të bukur, zemrën tënde të bardhë dhe shpirtin tënd të madh. Fjalët e tua të dashura prezenca jote dinjitoze do jenë gjithmonë motivuese dhe do na mbajnë bashkë perjetë. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçoftë në parajsë”, shkruan Eni Çobani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH