Showbiz

"Mban në qafë varësen e boksierit"/ Arbri ‘zë ngushtë’ Sarën

Shkruar nga Liberale

"Mban në qafë varësen e boksierit"/ Arbri

Arbri i ka përmendur spektaklin e sotëm Sarës bisedën e saj me Erjolën ku i tregonte varësen e personit me të cilin ka lënë një lidhje pezull jashtë. Ai i ka thënë se ajo nuk është aq e drejtpërdrejtë me Bardhin sa pretendon dhe reagon në mënyrë impulsive gjatë bisedave me të.

“Shoku për shokun kur shikon një lloj shqetësimi apo shikon situata të shpeshta siç kanë qenë ato përtej puthjeve, ato përtej mënyrës sesi Sara ka komunikuar me Bardhin shpesh herë dhe duke parë shokun e tij që është i qetë mund të ngrejë disa hije dyshimi. Unë e kuptoj që Meritoni mund t’i ketë thënë Sarës që nuk ndërhyj, por situatat dhe dinamikat në shtëpi janë të shpeshta dhe shqetësimi mund ta ketë detyruar për t’u ngacmuar sërish. Ja po të jap një shembull Sara. Situata kur Bardhi kishte patur një fillim njohjeje para dy javësh solli një reagim dhe një mënyrë komunikimi nga ana jote që ishte shumë impulsiv Pse nuk ishte Bardhi personi që t’i tregoje për boksierin por ishte Erjola?  Gjatë kohës që je me Bardhin vazhdon të mbash një varëse në qafë. Në bisedën që ke bërë me Erjolën ke thënë kam lënë një lidhje jashtë, e cila nuk është definitive e ndarë prej jashtë. I kam dëgjuar nga ty”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH