Showbiz

Martohet ‘beqari më i dëshiruar’ në Azi

Shkruar nga Liberale

Martohet ‘beqari më i dëshiruar’ në Azi

Nusja e princit Abdul Mateen, Anisha Rosnah dukej elegante në fustanin e bardhë për ceremoninë e ditës së gjashtë të martesës mbretërore. “Beqari më i dëshiruar i Azisë” kishte dje ditën e gjashtë të dasmës në pallatin Istana Nurul Iman, ku çifti morën bekime të shumta nga të afërmit.

Mediat e huaja shkruajnë se nusja ka studiuar në universitetin britanik të Bath, ndërsa mbante veshur në ceremoni një fustan të bardhë me mëngë të gjata, një vello dantellash dhe vathë me perla. Më herët Anisha kishte veshur një kostum tradicional ‘baju kurung’ për sesionin Khatam Quran të leximeve fetare. Çifti raportohet se ishin fejuar prej vitesh dhe nusja është bija e një prej këshilltarëve më të ngushtë të vjehrrit të saj sulltan/mbret.


Dje princi 32-vjeçar dhe nusja Anisha morën pjesë në ceremoninë tradicionale të ‘pudrosjes’ e cila zhvillohet si në Malajzi dhe në Brunei ku familjarët lyejnë me një pastë duart e çiftit dhe u japin urimet e lumturisë, trashëgimit dhe fertilitetit. Princi Mateen, është i katërti nga dhjetë fëmijët e sulltanit Hassanal Bolkiah, 77 vjeç, dhe gruas së tij të dytë Mariam Abdul Aziz, 67 vjeçe. Ndërsa Anisha është sipërmarrëse që drejton një fabrikë veshjesh mëndafshi. Princi Mateen është i gjashtë në linjë për fronin dhe komunikon me publikun në rrjetet sociale ku ka mbi 2 milionë ndjekës. Ai ndan aty interesat e tij dhe diskuton për miqtë e familjarët. Babai i tij, sulltani i Brunei, konnsiderohet nga njerëzit më të pasur në botë me më shumë se 20 miliardë dollarë, sipas raportimeve prej eksportit të naftës e gazit natyror./DailyMail

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH