Showbiz

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën dasmën e tyre të veçantë

Shkruar nga Liberale

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën


Në modën e organizimit të ceremonive martesore në kalatë e Shqipërisë, përfshihen edhe artistët. Ndodhi që Kalaja e Lëkurësit u bë vendi i zgjedhur për të vënë kurorë dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën


Kalaja e Lëkurësit u bë pjesë e trilleve artistike të çiftit të këngëtarëve, që brenda pak vitesh siguruan mijëra fansa në Sh

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën

qipëri, Kosovë e më gjerë.

U caktua prej tyre dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit. E ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.

Realizimit të këtij trilli të tyre i shërbyen stafe të tëra organizatorësh të ceremonive të tilla dhe miq të arstitëve. Pjesë e këtij organizimi ishte edhe shpërndarja e ftesave.

Ndërsa me ftesën e rezervuar për qytetin ku ngrihet Kalaja e Lëkurësit, Vesa dhe Big Basta, janë treguar super të vemendshëm. Këtu u shfaq edhe surpriza e parë e kësaj dasme artistësh. Në një shishe-suvenir, ku gjendej “e zhytur” edhe ftesa speciale. Ishte një ftesë e bërë në mënyrën më surprizuese e origjinale të mundshme. Edhe pak të mistershme që ka gjetur çifti i artistëve.

Vesa dhe Big Basta u dukën entuziaztë, pasi prej kohësh e patën ndarë mendjen për ta lënë mënjanë privatësinë e ceremonisë së tyre martesore, duke vendosur për t’i ndarë kënaqësitë dhe surprizat me miqtë e tyre të shumtë dhe familjarët nga Tirana dhe Kosova.

Vesa dhe Big Basta, duke qenë të dy tipa supersticiozë dhe njerëz të detajeve, u kujdesën për çdo element, që martesën e tyre në muret e Kalasë së Lëkurësit, ta bënin të mbahet mend gjatë. Nuk dihet ende saktë se sa shkoi numri i të ftuarve në dasmën e tyre në Lëkurës dhe se sa ishte numri i kamerave që drejtuan fokusin mbi çiftin e artistëve-protagonistë të ceremonisë martesore.

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën


Edhe starti i ceremonisë ishte një kulm domethënës i asaj ceremonie: Moment i parë i saj dhe sfondi i nisjes, ishte zgjedhur të ndodhte kur peizazhi i diellit në perëndim, i ndjekur nga Lëkurësi, jepte një ndjesi të veçantë.

Ndoshta është e para dasëm, që huazon elemente nga ndeshja më e bujshme e futbollit, Serbi-Shqipëri, por me një tjetër nënkuptim e kontekst. Është bërë e mundur të zbulohet se unazat e çiftit zbresin në pistën e hapur të zhvillimit të dasmës, me anë të një droni.

Kishte edhe mjaft detaje e emocione të tjera, që Vesa dhe Big Basta, nuk nxituan t’i zbulojnë përpara se ato të ndodhnin në Lëkurës.

Martohen Vesa Luma dhe Big Basta, ky detaj i pazakontë e bën

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH