Showbiz

Mario Deda për vëllain e tij: Juli kujdeset për Romeon dhe Heidin!

Shkruar nga Liberale

Mario Deda për vëllain e tij: Juli kujdeset për Romeon dhe

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit Julian Deda dhe konkurrent në ‘BBV3’, teksa ka bërë një analizë të lojës së banorëve dhe ngjarjeve të ndodhura në shtëpi përgjatë ditëve të fundit.

Ai komentoi raportin që Juli ka krijuar me çiftin Romeo-Heidi. Lidhur me këtë marrëdhënie ai është shprehur se më shumë se askush tjetër në shtëpi për Romeon dhe Heidin kujdeset Juli.

“Më shumë se askush tjetër aty për Heidin dhe Romeon kujdeset Juli. Jo Egla nuk kujdeset. Egla është e gjitha për lojën se do ta fitojë për të investuar në diçka se ka shkuar vonë. E ka thënë vetë.

Kurse Juli është edhe për atë, por ka një karrierë nga mbrapa. Ka një barrë për të mbrojtur. Një njerzillëk për të mbrojtur për reputacionin e tij në publik. E kupton? Nuk është ‘all in’. Edhe raportet me banorët e tjerë, me bashkëvuajtësit e vet atje brenda, i ruan deri ku mundet. Asnjëri aty brenda nuk është armik.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH