Showbiz

“Mami u detyrua nga të tjerët…”/ Amber flet për ndryshimin e gjinisë: Nuk marr asnjë telefonatë nga vëllezërit dhe motra

Shkruar nga Liberale

“Mami u detyrua nga të tjerët…”/ Amber flet

Amber ka vendosur sot që të flasë për operacionet që ajo ka bërë për të ndryshuar gjini.

Pas vendimit që i ndryshoi jetën ajo është shprehur se nuk ka kontakte me vëllezërit dhe motrën e saj.

Ndër të tjera tha se me mamanë ka marrëdhënie të mira, megjithëse kjo e fundit fillimisht ka qenë e ndikuar nga opinioni i të tjerëve.

Pjesë nga biseda:

Rozana: Sa kohë ke që ke ndryshuar gjini?

Amber: Vajta 2 vjet.

Rozana: Tani të duket si një gjë që nuk ka qenë kurrë?

Amber: Më duket sikur ka qenë një gjë që tek unë nuk ka ekzistuar, një gjë e tepërt në trupin tim. Nga ana psikologjike ka qenë një proces shumë i vështirë.

Arsida: Ndihesh mirë me trupin tënd tani?

Amber: Problemi im më i madh ka qenë që unë kam përjetuar një dramë shumë të madhe me këtë që bëra, sepse mora një guxim që mendova se nuk do t’i kisha më.

Rozana: Këtë e kalojnë të gjithë

Amber: Ka edhe familje që i mbështesin.

Arsida: Çfarë raporti ke tani me mamin?

Amber: Me mamin jam afruar, por ajo kurrë nuk më ka hedhur poshtë, por është ndikuar dhe detyruar nga të tjerët.

Arsida: Po motra dhe vëllezër ke?

Amber: Kam, pjesa që më dhemb më shumë është që nuk marr një telefonatë në mëngjes nga vëllezërit dhe motrat. Unë jam kujdesur gjithnjë që ta ruaj marrëdhënien.

Rozana: Ta hapin telefonin?

Amber: Po ka raste që e hapin ka raste që jo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH