Trashëgimtarja e Top Channel, Lori Hoxha, thuhet se është martuar me partnerin e saj, Ervis Bajraktari.
Burimet për Anabel.al bëjnë të ditur se Lori dhe Ervisi janë martuar në një dasmë private në Meksikë, me pak miq dhe familjarë të pranishëm.
Dihet se Lori dhe Ervisi kanë një marrëdhënie të gjatë dhe janë lidhur që kur ishin studentë.
Po ashtu i njëjti burim u shpreh se mund të bëhet një tjetër dasmë në Tiranë, ku çifti mund të martohet sërish në një ceremoni më të madhe dhe me shumë të ftuar.
“Kjo mund të ndodhë tani në tetor, për ditëlindjen e Lorit”, u shpreh burimi.
Por gjithsesi deri atëherë kjo mbetet për t'u parë apo konfirmuar nga vetë dyshja.