Showbiz

Ledri Vula përmend Loredanën në këngën e tij, ja reagimi i Mozzik

Shkruar nga Liberale

Ledri Vula përmend Loredanën në këngën e tij, ja

Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.

Pak muaj më parë reperi i njohur Ledri Vula në këngën e tij të re ka përmendur në tekstin e saj ish-bashkëshorten e Mozzik, reperen Loredana. I pyetur për këtë fakt ditën e djeshme në një intervistë Mozzik u shpreh:

"Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH