Showbiz

Ledjona: Arsyeja pse dua një mashkull që të mos ketë shumë lekë dhe të mos jetë simpatik!

Shkruar nga Liberale
Ledjona: Arsyeja pse dua një mashkull që të mos ketë

Ish-banorja e BBV3 Ledjona e ftuar në “E Diell” ka treguar se është beqare dhe shpreson që të mos zgjasë edhe shumë.

Ajo tregon se “nuk do një mashkull me shumë lekë dhe të jetë i pasur sepse ta merr dikush tjetër”. Ledjona ka treguar gjithashtu se shumë djem e ngacmojnë në Instagram, madje një nga Amerika i shkruan vetëm për flokët e kuqe.

Beniada: Unë di që në jetën tënde është dikush, të ngacmojnë, ke shumë fansa. Ke shumë djem nga Amerika që të shkruajnë në Instagram.

Ledjona: Tani të gjitha që diskutuam bashkë do i themi dhe këtu? Është dikush nga Amerika që shkruan dhe shkruan vetëm për flokët e kuqe.

Argjira Spanca: Ti ke deklaruar në Big Brother se je single. Besoj që vazhdon të jesh single.

Ledjona: Po jam single dhe inshallah jo për një kohë të gjatë.

Beniada: Si ka mundësi gjithë kjo femër, single, flas dhe për veten time. Femrat më të mira janë gjithmonë beqare.

Argjira Spanca: Dua të di se cili do ishte mashkulli ideal për ty?

Ledjona: Unë jam shumë tradicionale. Nuk jam tipi i femrës që do një çun me shumë lekë apo të jetë shumë i pashëm. Të jetë mesatar sepse nëse është shumë ta merr dikush tjetër, të jetë njeri i mirë dhe të ketë karakter fortë sepse çunat me karakter të fortë më pëlqejnë. Të jetë dhe pak i vështirë se të lehtët nuk më pëlqejnë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH