Orët e para të mëngjesit të sotëm, Xumi i ka kërkuar të gjithë banorëve të shtëpisë së “BBVA” të rrëzojnë nominimin.
Rikujtojmë që Xumi dhe Egli janë të nominuar për këtë javë, një vendim ky i marrë nga banorja pasi kishte rastin të hapte “Kutinë e Pandorës”.
Mirëpo, për t’i shpëtuar këtij nominimit, Xumi ka diskutuar me banorët duke “i nxitur” ata të hyjnë të gjithë në tualet, një veprim i patolerueshëm prej produksionit dhe rrjedhimisht do të dënohen të gjithë, duke u munduar kështu të shpëtojë veten prej mundësisë së eliminimit të martën në mbrëmje.
Pjesë nga diskutimi:
Xumi: A do futeshe?
Laerti: Po.
Xumi: E sigurt?
Laerti: Ehe.
G Bani: Kur do futemi?
Xumi: Unë i çoj që tani të gjithë.
G Bani: Ne do futemi të gjithë.
Xumi: I çoj që tani unë. Jozin të gjithë.
G Ban: Hajde nxirri.
Xumi: Ja të dalë dhe Aldo nga dhoma e rrëfimit.