Showbiz

"Kush shkel rregullat në Kazernë", Çfarë vendimi mori Vëllai i madh për banorët që thyen rregullat?

Shkruar nga Liberale

"Kush shkel rregullat në Kazernë", Çfarë vendimi

‘Vëllai i Madh’ gjatë javës ka dërguar një zarf të kuq për banorët.

Kjo për shkak të thyerjes së rregullave si: pëshpëritjet, mbajtja e syzeve, fjalori dhe përdorimi i gjuhës së huaj.

Në spektaklin e së martës u tregua edhe vendimi i ‘Vëllait të Madh’ për disa prej tyre.

Atyre u tha se do të jetojnë në një ambient tjetër, të quajtur kazermë.

Konkurrentët që shkuan atje ishin: Roza Lati, Meri Shehu, Rike Roçi, Vesa Smolica, Heidi Bace, Romeo Veshaj, Gabriele Mezini dhe Meriton Mjekiqi.


Konkurentët do të qëndrojnë brenda saj deri në momentin që do ta vendosë “Vëllai i Madh”.

Mbrëmë (e martë) nga Big Brother u largua Alfio Rrotani dhe hynë dy të rinj: Erjola Doçi e Graciano Tagani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH