Showbiz

Kush nga banorët do ta fitojë ‘BBV3’ sipas Lisit? Gazetari flet me EMRA

Shkruar nga Liberale

Kush nga banorët do ta fitojë ‘BBV3’ sipas Lisit? Gazetari

Lis Myrtaj një prej ish-konkurrentëve të ‘BBV3’, ka folur lidhur me situatat e fundit të ndodhura në shtëpi, duke komentuar dhe banorët që shikon në finale në këtë audiciontë 3-të.

Sipas tij Egla dhe Romeo do të jenë në fund, por nëse flasim për lojtarë Egla fiton, ndërsa nëse flasim për anën njerëzore e fiton Romeo.

“Shoh Eglën dhe Romeon në fund. Dëshira ime është që të fitojë Romeo, por edhe po ta fitojë Egla do më bëhet qejfi. Kur Egla ka hedhur një shashkë, shtëpia ka shpërthyer. Nëse flasim për lojtarë, është fituese Egla. Nëse do flasim për anën njerëzore, është Romeo. Kam qejf të iki Erjola në finale. Edhe kur kam dalë kam thënë që e meriton, sepse ka super argumenta dhe e ka treguar gjithmonë.”-tha gazetari në Wake up.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH