Showbiz

"Kur mbyllet një derë, hapet një portë", Beniada Nishani rrëfehet për ndarjen nga ish- partneri: S' e kthej më kokën pas...

Shkruar nga Liberale
"Kur mbyllet një derë, hapet një portë", Beniada

"Kur mbyllet një derë, hapet një portë", Beniada Nishani rrëfehet për ndarjen nga ish- partneri: S' e kthej më kokën pas...

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Beniada Nishani, ka folur për jetën e saj personale në një intervitë televizive së fundmi.

Duke u ndalur tek raporti i kaluar i modeles me Blerti Hajdarin, lidhje të cilën ajo nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar, Beniada rrëfeu për ndjesitë.

Ajo u shpreh se ishte një lidhje shumë e bukur dhe që e ka shijuar.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë një emër. Mendoj që në një lidhje, në fillim është e bukur ta shijosh ti. Nuk më pëlqen të them që jam e lidhur, jam me këtë personin.

Dua ta shijoj dhe dua ta kuptoj si shkon lidhja, mos të flas para kohe. Unë e kam shijuar. Nuk e kam bërë publike, ishte diçka private që po shijoja. Isha e lumtur. Jam një person që nuk dua t’i bëj gjërat publike”.- tha ajo.

Kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç do, mbarojnë, shtoi modelja.

"Jemi njerëz, bëjmë shoqëri. Kur gjërat nuk shkojnë ashti siç do, mbarojnë. Kur mbyllet një derë, hapet një portë, si thonë italianët. Është e vështirë të më shohësh të mërzitur, kjo s’do të thotë që s’po kaloj moment të vështirë”.

Duke u shprehur se e presin gjëra më të bukura, Benida tha se “nuk e kthen më kokën pas”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH