Showbiz

"Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh", Princ Leka i shpreh publikisht ndjenjat partneres Blerta Celibashi

Shkruar nga Liberale

"Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh", Princ Leka i shpreh

Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan ndarjen e tyre rreth dy javë më parë, duke treguar se kanë nisur dhe procedurat e divorcit për t’i dhënë fund martesës së tyre disa vjeçare.

Çifti përfliteshin prej shumë kohësh për një ndarje mes tyre, ndërsa Princ Leka kishte nisur edhe një marrëdhënie të re me fotografen e tyre, Blerta Celibashi.

Princi dhe fotografja janë parë në aeroport ku udhëtuan jashtë vendit për të kaluar së bashku festat e fundvitit, megjithatë asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për romancën e tyre të dashurisë.

Së fundmi, fotografja ka postuar një video në rrjetin social Instagram të Reshat Arbanës teksa interpreton poezinë “Në mundsh…”, si duket një “përgjigje” ndaj thashethemeve që qarkullojnë rreth lidhjes së saj me Princin.

 Ky i fundit i ka komentuar një emoji, e cila duket si një mbështetje për të.

"Kur bota humbet fillin, e fajin ty ta hedh", Princ Leka i shpreh

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH