Këngëtari i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij Selvije Jao, duke zbuluar dhe shkakun e divircit të tyre.
Me anë të një ‘InstaStory’ në Instagram, Shpati, ka nënkuptuar se ka gabuar ai ndaj partneres së tij teksa zemerthyer shkruan: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”
Nga ana tjetër jo më larg se dy ditë më parë ishte Selvija qe me anë të një postimi në Instagram, njoftoi ndjekësit se po largohet nga Tirana, qytet me të cilin tashmë e lidhin kujtime të thella personale.
“Më në fund po largohem, por zemra ime do të mbajë gjithmonë një copëz nga ky qytet,” shkroi Selvija në një InstaStory.
Ajo shton se në çdo cep të kryeqytetit ka lënë pjesë të shpirtit të saj, një grua që, siç thotë ajo, “luftoi, qeshi, u rrëzua dhe u ngrit për veten dhe për djalin e saj”, ndërsa në postim nuk përmend në asnjë rresht Shpat Kasapin. Make up artistja nga Gostivari la të nënkuptohet se do të largohet nga Tirana vetëm me të birin, Roelin.
Prej disa javësh, fansat kishin vënë re se çifti nuk ndiqej më në rrjetet sociale, ndërsa Selvija një muaj më parë kishte ndarë një tjetër postim ku fliste për një “periudhë të vështirë” që po kalonte në jetën e saj.
“Mos më thoni më ‘Nuk kam kohë’ apo ‘Nuk kam motivim’, sepse nuk e dini sa shumë do t’jua ndryshojë jetën,” kishte shkruar ajo më herët, duke shtuar edhe më shumë dyshimet për një ndarje të mundshme.