Showbiz

“Kunjë” për Heidin dhe Romeon? Massimiliano në Shqipëri, ja veprimi i Vesës

Shkruar nga Liberale

“Kunjë” për Heidin dhe Romeon? Massimiliano në

Massimiliano Varrese ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena” ku foli për jetën e tij profesionale dhe private. Siç e dimë ai ka patur një marrëdhënie me ish-banoren e “BBV3”, Heidi Bacin, kur të dy kanë qenë konkurrentë në “Grande Fratello” dhe lidhur me këtë ai ka folur dhe gjatë intervistës së djeshme.

Një tjetër e ftuar në “Top Arena” ka qenë dhe Vesa Smolica, ish-banore e “BBV3”. Mirëpo në përfundim të emisionit, Vesa ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, ku në një prej tyre shfaqej me Massimilianon.

Por ku e njeh Vesa Massimilianon, aq sa posti i saj i Instagram-it t’i dedikohet veç atij dhe asaj? Mos ndoshta kjo është një kunjë drejtuar çiftit Heidi-Romeo, ku për këtë të fundit është përfolur kudo se Vesa ka ndjenja?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH