Showbiz

“Kuku medet…”/ Rudina Dembacaj bën ndryshimin drastik në look, miqtë nuk janë dakord?

Shkruar nga Liberale

“Kuku medet…”/ Rudina Dembacaj bën ndryshimin drastik

Aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, ka bërë sot një postim në rrjetet sociale që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.

Rudina ka zbuluar se ka bërë një ndryshim drastik në look-un e saj. Ajo ka lyer dhe ka prerë flokët.

“Kjo foto i dedikohet Rezarta Shkurtës dhe i them që e dua shumë”, ka shkruar aktorja duke etiketuar këngëtaren në foton e saj.

Rezarta duket se nuk është e kënaqur dhe nuk e ka dashur këtë ndryshim të Rudinës, të paktën kështu ka lënë të kuptohet me komentin e saj.

“Brune urgjent se do hash bllokun”, i shkruan Shkurta në postimin e saj, duke e shoqëruar me një emoji zemër të kuqe të thyer dhe një emoji duke qeshur.

“Kuku medet…”/ Rudina Dembacaj bën ndryshimin drastik

Por edhe aktori i njohur, Visjan Ukcenaj, duket se nuk i ka pëlqyer ky ndryshim, duke iu referuar komentit të tij. 

“Kuku medet…. më iku shoqja… kuku”, shkruan ai.

Ndërkohë foto e Rudinës ka marrë mijëra pëlqime dhe komente të shumta, ku fansat kësaj radhe janë ndarë në grupin që e pëlqejnë këtë ndryshim në pamje dhe ata që mendojnë se duhet të rikthehet sërish bionde.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH