Banori që u eliminua mbrëmjen e djeshme nga Big Brother VIP Albania 4, ishte Xum Allushi. Ai ishte në një televotim kokë me kokë me Egli Takon, pas një avantazhi të kësaj të fundit.
Dhe pas daljes së tij , Gjesti ka shkuar ta kërkojë në dhomë të gjumit, teksa tallet me të duke e thirrur:
“Ku je more Xum. Qy qy faculeta, të kujt janë këto, të Xumit a”, u shpreh ai.
Më tej ai vazhdoi duke thënë: “Xum o Xum, ku je more Xum. Shumë po flen ky. Zgjohu more, a të ka rënë pulsi a. Nuk qenka këtu. Paska shkuar diku. Koka shku Xumi”.
Pas kësaj skene zgjohet G Bani dhe i thotë që të mos e bëjë një gjë të tillë, pasi e di që ndodhet jashtë.
Por Gjesti sërish ka vazhduar përplasjet me Gjestin në dhomën e gjumit.