Showbiz

Konkurenti i ‘Kënga Magjike’ ftesë të hapur gazetarit: Një gotë verë ne të dy…(përgjigja e tij)

Shkruar nga Liberale

Konkurenti i ‘Kënga Magjike’ ftesë të hapur

Natën e kaluar nisi edhe gjysmë finalja e ‘Kënga Magjike’, nata e parë.

Konkurenti, i quajtur Renaldo, i cili ishte pjesë e kategorisë ‘artistët e rinj’ pati debate jo të vogla me dy nga anëtarët e jurisë, konkretisht me Dj Sardin dhe Andi Vrapin. 

Pas performancës së këngëtarit të kategorisë 'new artist', juria dha tre të kuqe, ku dy prej tyre ishin dj Sardi dhe gazetari Andi Vrapi.

Pas një 'përplasje' që pati mes këngëtarit dhe Sardit, gazetari u shpreh se këngën do e dëgjonte kudo veçse në Pallat të Kongreseve jo.
Kjo bëri që Reinaldo mos i kursehet duke i thënë: "Dëgjoje në krevat më mirë, me një gotë verë."

Më pas ai i shkeli syrin dhe i dërgoi një puthje nga larg.
Pas puthjes dhe 'flirtit', ai gjithashtu e fton edhe në një takim për të pirë një gotë me verë.

Debati mes tyre: 

Arditi: Sardi, pse votove për jo?

Sardi: Doja t’i bëja një pyetje Renaldos. A ishe në ritëm?

Renaldo: Isha shumë në ritëm

Sardi: Po pse mendove që kënga jote ishte në kontratemp?

Renaldo: Këtë s’e them unë, e thua ti

Sardi: Kur ne të japim sugjerime, duhet të jesh më i përulur dhe të dëgjosh. Ti ke një dëshirë që të imponohesh. Sugjerimet nga të tjerët, merri, pranoji

Renaldo: Unë këndoj që 8 vjeç

Sardi: Këtë e di unë, por ti këshillat nuk i pranon kurrë

Renaldo: Po ti nuk je trajneri im

Sardi: Epo mirë, pyete trajnerin tënd, a ishe në ritëm apo jo?! Këtë kontratempo-n unë e kam të studiuar, kurse ti e ke të dëgjuar

Renaldo: Unë po të jap një sugjerim: Të shkosh në Nju Jork dhe të marrësh ca leksione se si ndërtohet një këngë soul

Arditi: Je kurioz ta dëgjosh Andin?

Andi: Nuk dua t’i hyj detajve teknike. Kjo ishte një këngë që personalisht, do ta dëgjoja në makinë, në shtëpi, në palestër, por në Pallat të Kongreseve, më fal, por ishe shumë ‘boring’, krahasuar me artistët e tjerë. Po shihja që gjysma e sallës ishte në telefon kur po këndoje ti.

Renaldo: Dëgjoje në krevat më mirë, me një gotë verë

Andi: Renaldo, ke dy ditë që e përmend, por besoj se është një pije që nuk duhet ta përmendësh më ti

Renaldo: Patjetër, një gotë verë me ty, sidomos, do ishte fantastike

Andi: Kurrë! Renaldo është më vonë propozimi, jo tani!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH