Showbiz

Kjo këngë e Bebe Rexhës renditet e pesta më e shitur në histori të Amerikës. Zbuloni cila është...

Shkruar nga Liberale

Kjo këngë e Bebe Rexhës renditet e pesta më e shitur në

Ylli shqiptar, Bebe Rexha vazhdon të korrë sukses dhe të na bëjë krenarë. “Meant To Be” është një ndër këngët më të spikatura të yllit të muzikës, e cila është në bashkëpunim me grupin e njohur, “Florida Georgia Line”. Kënga në fjalë qëndroi për plot 50 javë në vendin e parë të këngëve më të dëgjuara të zhanrit Country.

E pikërisht kjo këngë i dha Bebe Rexhës nominime në ngjarje të rëndësishme të muzikës si “Grammy Awards”, “MTV Video Music Awards”, “American Music Awards”, “MTV Europe Music Awards” e të tjera.

Por jo vetëm kaq, pasi së fundmi kjo këngë i ka sjell një tjetër sukses Bebes. “Meant To Be” është zyrtarisht kënga e pestë më e shitur në Shtetet e Bashkuara, nga një artiste femër.

Kjo është bërë e ditur nga faqet e fansave të këngëtares së famshme. Në top pesëshe janë edhe hitet “Blank Space” e Taylor Swift, “Bad Romance” e Lady Gaga dhe “I like it” e Cardi B. “Meant To Be” zgjoi interesim veçanërisht te popullata amerikane për shkak të zhanrit Country, që njëherësh është zhanri më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH