Showbiz

“Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”, artistët nisin fushatë për Elia Zaharian: Gratë kanë k*llqe!

Shkruar nga Liberale

“Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për

Artistët e Teatrit, por jo vetëm janë bashkuar me fushatën "Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”. 

Duke marrë shkas nga situata e Eliza Zaharisë, e cila u vu në qendër të vëmendjes për shkak të videos së dhunës mes saj dhe Princ Lekës, ata i kanë dalë në krah aktores, pikërisht sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 

“Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”, shkruajnë artistët si Adelina Muca, Eni Jani, Luli Bitri, Griselda Rushanaj, Rozana Radi e shumë të tjerë.
“#përElian”.

"Vetëm dy ditë përpara festës së 8 Marsit të gjithë ne jemi dëshmitar të një video te koleges, aktores, nënës, motrës Elia Zaharia. Ky nuk ësht vetëm rasti i Elias por i shumë vajzave dhe grave në vendin tonë. Video dhe foto të tyre që qarkullojnë në rrjetet sociale të cilat ushqejn me klikime portale te ndyshme. Do ti lutesha te gjithëve të mos i japim ushqim kësaj gazetarie të uritur për famë e like.

Të mos komentojmë asgjë në video dhe foto të tilla. Dje ishte një vajzë në këto video, sot Elia, nesër une e më pas mund të të ndodh dhe ty. Ndoshta ne gratë jemi fizikisht me delikate, por kemi një forcë 100 herë më të madhe se ajo që mund të mendoni. Kur lind grua duhet gjithmon të tregojmë që jemi të denja për rolin që kemi. Gratë gjithmonë kanë luftuar dyfish. Gjithmonë duhet te mbajmë dy rëndesa ne sup, atë privaten dhe atë socialen. Por mos të harrojmë që ne gratë jemi kolona vertebrale e shoqërisë. Gratë kanë këllqe. “Vetēm se i kanë pak më lart se burrat.”-shkruan Rozana Radi.

Kujtojmë se ditën e djeshme u mbajt seanca ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij mbojtës. Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, përkatësisht Elia Zaharia dhe Princ Leka.

Sipas vendimit, ata duhet të mbajnë distancë 5 m nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Princ Leka dhe ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia kanë bërë të dy kallëzim në polici, duke pretenduar se janë dhunuar dhe sipas tyre ngjarja ka ndodhur në rezidencën e familjes mbretërore.

Gjithçka ka nisur kur Princ Leka ka shkuar të takojë të bijën në shtëpinë e tij, ku jeton bashkë me të ëmën, Elia Zaharia. Siç ka rrëfyer Princ Leka në dëshminë e tij, në ato momente vajza e mitur ka qenë me Gjergj Zaharinë, ish-vjehrri i tij, i cili po kujdesej për mbesën, pasi Elia nuk ndodhej në banesë.

Princi pretendon se është dhunuar nga Gjergj Zaharia, akuza që janë hedhur poshtë nga ky i fundit, i cili ka thënë se është i moshuar dhe s’mund të dhunojë askënd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH