Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ku burri ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten, Gjyleta Ukella-Lajqin, ndërsa lajmi ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale.
Ngjarja solli reagime të shumta, mes të cilave edhe ai nga këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila me anë të një posti kërkoi një ditë zie për gratë që janë vrarë nga burrat.
Por reagimi i saj siç duket nuk iu ka pëlqyer disa ndjekësve të cilët madje i kanë kthyer përgjigje gati gati kërcënuese.