Showbiz

Këngëtarja e famshme rrihet nga i dashuri/ Publikon FOTO me sy të nxirë dhe fryrje në fytyrë 

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e famshme rrihet nga i dashuri/ Publikon FOTO me sy të

Reperja e njohur Bhad Bhabie ka habitur dhe  shqetësuar jo  pak ndjekësit, pasi ka publikuar një foto tronditëse.  Në një video në instagram shfaqet reperja dhe ish-i dashuri i saj, Le Vaughn, i cili e dhunon fizikisht atë. 

Videoja e bërë më 30 qershor, tregon Le, gjithashtu babain e vajzës së saj të vogël, duke e shtyrë reperen në tokë.

Ajo publikoi gjithashtu dhe një foto që tregonte atë me sy të nxirë e të fryrë dhe mavijosje në fytyrë.

Këngëtarja e famshme rrihet nga i dashuri/ Publikon FOTO me sy të

Videot dhe fotot më pas janë fshirë nga llogaria e saj. Bhad Bhabie dhe Le i kishin dhënë fund lidhjes së tyre në muajin maj.

Bhable shkroi në një postim tashmë të fshirë: "Ky burrë mendon se do të ma marrë vajzën time nga unë!!! Thuaj çfarë të duash, për të marrësh fëmijën tim është çmenduri.".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH