Showbiz

Këngëtarja e famshme dhunohet nga vëllai, i thyen dhëmbët, kërkon mbrojtje

Shkruar nga Liberale

Këngëtarja e famshme dhunohet nga vëllai, i thyen

Këngëtarja amerikane Doja Cat dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh. Kështu ka deklaruar nëna e saj para gjykatësit.

Sipas asaj që shkruan NBC NEWS, nëna e Doja, Deborah Elizabeth Sawyer, paraqiti një kërkesë të përkohshme masë ndalimi ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini dhe në denoncimin e saj, ajo hodhi disa akuza të rënda ndaj të birit.

Mamaja e Dojas e liston artisten si një person që ka nevojë për mbrojtje nga Raman. Kjo nuk është e gjitha, nëna e Dojas gjithashtu pretendon se Raman e ka dhunuar fizikisht atë dhe ka shkatërruar e vjedhur disa nga pronat e saj.

Në dokumente, pretendon se Raman është gjithashtu abuziv verbalisht ndaj motrës së tij të famshme, ku në një moment ia ka thyer edhe dhëmbët.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH