Showbiz

Këndon shqip mes Belgjike, kthehet juria. Kush është djaloshi shqiptar që rrëmbeu zemrat e publikut

Shkruar nga Liberale

Këndon shqip mes Belgjike, kthehet juria. Kush është djaloshi

Veton Rexhbogaj është i riu që i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët, pasi konkuroi në The Voice of Belgium me dy këngë shqiptare, duke bërë që të kthehen të gjithë anëtarët e jurisë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Veton ka treguar detaje nga kjo eksperiencë. Sakaq, ka theksuar që është shumë i lumtur që e lejuan të këndojë në gjuhën shqipe, pasi në Belgjikë nuk flitet.

Sakaq, ai ka folur dhe për projektet e së ardhshme në gjuhën angleze dhe padyshim në shqip.


“Unë jam gjysmë shqiptar nga ana e babit dhe kam jetuar në Kosovë deri në 10 vjeçare. Për mua është e rëndësishme që i kam bërë krenarë shqiptarët.

Jam shumë i lumtur që kam kënduar këtë këngë se në fillim nuk kanë dashur sepse në Belgjikë askush nuk flet shqip. Trajnerit ia kam forcuar dashurinë për këtë këngë dhe jam shumë i lumtur që më lejuan.

Unë kam qene në The Voice deri në fazën e netëve live, tani jam duke punuar për disa projekte të mia personale. Unë kam shumë dëshirë të bëjë këngë jo vetëm në frengjisht, por dhe në anglisht. Dua që të vijë në Shqipëri që të përmirësojë gjuhën shqipe më shumë”, u shpreh Vetoni.

Këndon shqip mes Belgjike, kthehet juria. Kush është djaloshi

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH