Showbiz

Kanye West i ndalon gruas rreptësisht rrjetet sociale, zbulohet arsyeja

Shkruar nga Liberale

Kanye West i ndalon gruas rreptësisht rrjetet sociale, zbulohet arsyeja

Kanye West thuhet se e ka ndaluar gruan e tij Bianca Sensori të përdorë rrjetet sociale. Sipas burimeve pranë çiftit, të cilët kanë folur për "DailyMail", reperi nuk e lejon të komunikojë me njerëzit në rrjetet sociale, për “të mirën e saj”.

“Bianca ka qenë gjithmonë në rrjetet sociale dhe aktive në to, derisa u martua me Kanye. Ai nuk dëshiron të ketë rrjete sociale, sepse mendon se do të lëndohet nëse lexon gjithë këto komente të këqija që bëjnë njerëzit ”, tha një burim nga ambienti i tyre.

Po i njëjti burim shtoi “Ai e bindi atë që tani që ajo është një yll, ajo duhet të mbetet një mister për ata që e rrethojnë. Pra të ketë një formë tjetër kontrolli mbi publikun”.

Miqtë e 27-vjeçares duket se janë të shqetësuar për të ardhmen e saj me reperin, pasi ai e mban nën kontroll marrëdhënien e tyre, por edhe se si do t’i shfaqet botës gruaja e tij. Ai publikon edhe foto zbuluese të saj në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa zgjedh se çfarë do të veshë Bianca në paraqitjet e saj.

“Ai e tregon atë të zhveshur për llogarinë e tij, në mënyrë që të mund të kontrollojë narrativën e saj. Është shqetësuese dhe duke e shkëputur atë nga bota, e bën atë gjithnjë e më të izoluar. Bianca e ‘fuqishme’ që dikur e njihnim është ‘zhdukur’”, thotë burimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH