Showbiz

"Kam qenë pak e shokuar...", ish-banorja e BBVK flet pas eliminimit nga spektakli

Shkruar nga Liberale

"Kam qenë pak e shokuar...", ish-banorja e BBVK flet pas

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Bay T, ka folur pas eleminimit nga reality show.  Ajo nuk ka nguruar të shprehë habinë pasi zbuloi se ishte votuar më pak nga publiku.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Big Talk” të Klan Kosova, ajo theksoi se nuk e kishte luajtur lojën ashtu siç duhej, pasi nuk ishte përshtatur me karakteret dhe debatet e tjerë në shtëpi. Bay T tregoi se ndiente se do të dilte pasi ishte nominimuar me konkurrentët më të fortë.

“Darka me të nominuarit përfshinte ata që ishin më të fortë, prandaj e kisha një ide,” tha ajo.

Por megjithatë, ajo u befasua kur e mori vesh se ishte një nga më të pëlqyerit më të pakët.

“Kam qenë pak e shokuar, por gjithçka është në rregull. Mendoj se karakteri im, që ishte larg debateve, ka ndikuar në këtë rezultat. Nuk po them se debati nuk ishte në nivelin tim, por thjesht nuk kam arritur të përshtatem me ata karaktere.”- tha Bay T. 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH