Showbiz

"Kam pasur hemoragji në tru"/ Aktorja e njohur SHPËRTHEN në lot gjatë intervistës

Shkruar nga Liberale

"Kam pasur hemoragji në tru"/ Aktorja e njohur SHPËRTHEN

Sharon Stone është në listën e BCC të 100 femrave më me ndikim dhe si pjesë e kësaj ka dhënë një intervistë për median. Në të, pasi foli fillimisht për politikën, aktrimin, karrierën dhe dashurinë për pikturën, ajo u pyet se çfarë do t’i thoshte të rinjve.

Ajo, vuri dorën në fytyrë, bëri një pauzë të gjatë dhe u përgjigj:

“Do t’ia dalësh”.

Aktorja, humanitare, shkrimtare, producente – dhe së fundmi, piktore – rrëfen momentet kur një hemoragji në tru gati sa nuk e vrau atë 23 vjet më parë.

“Ju nuk e dini, por do ta dini. Do ta bëja tatuazh në pjesën e brendshme të qepallave të mia. Kur isha në dysheme dhe nuk mund të thërrisja një ambulancë, kur u ktheva në shtëpi (nga spitali) dhe lexova në revistën People se nuk do ta dinim për 30 ditë nëse do të jetoja apo do të vdisja.” tha ajo.

Ajo shpjegoi se asaj iu dha një shans 1% për të mbijetuar dhe iu kërkua të rimësonte gjërat themelore si ecja dhe të folurit. Ajo renditi sfidat me të cilat është përballur që atëherë, duke përfshirë problemet financiare dhe një betejë për kujdestarinë me ish-bashkëshortin e saj, gazetarin Phil Bronstein, mbi djalin e tyre të adoptuar Roan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH