Showbiz

"Kam abortuar një fëmijë"/ Banorja e "BBV" rrëfehet me lot në sy: I kam rënë kokës me grushta...

Shkruar nga Liberale

"Kam abortuar një fëmijë"/ Banorja e "BBV"

Moderatorja Roza Lati, ka treguar në “Big Brother VIP”, se kohë më parë ka abortuar një fëmijë që kishte nga lidhja me ish-partnerin e saj.

Gjatë një bisede me banorët, Roza ka rrëfyer se vendimin e ka marrë pa dëshirën e babait të fëmijës, pasi atij nuk i kishte treguar që do abortonte.

“Ai më tha çfarë karroce do të marrim. Po, as se pyeta fare! Se pyes unë atë për krijesën dhe fëmijën tim”, rrëfeu Roza.

Roza u shpreh se nuk ishte e gati të bëhej nënë, por pasi ka marrë vendimin për mos e mbajtur fëmijën, e ka rrahur veten me grushte.

“Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten, i kam rënë kokës me grushta. Kalova në përjetim shumë keq. Isha me sashën, dhe u tremb shumë kur më pa”, tha ajo.

Pjesë nga rrëfimi:

Erjola: A e din Rita?

Roza: Jo mbrapa e mori vesh, se po ta dinte që do bëja fëmijë do më kishte zënë derën e klinikës, nuk më kishte lënë të hyja.

Roza: Në momentin që unë bëra testin dhe dola pozitiv jam habitur shumë, thashë është i skaduar. Nga shtëpia te farmacia nuk e kam ndjerë tokën, kam ecur në ajër, po më rrihte zemra në atë nivel sa nuk e ndjeja tokën fare. Mora të gjitha llojet e testeve dhe i provova në shtëpi, të gjitha më dolën pozitive. Shkoj tek doktoresha, kam dëgjuar rrahjet e zemrës dhe aty unë jam thy. Kur kam shkuar në shtëpi, vetëm një shoqe ma dinte muhabetin, kam shkuar në shoi kam marrë vendimin… kam bërë llogaritë, kam logjikë të ftohtë, i bërë një analizë të ardhmes time dhe thash që nuk është momenti.

Momentin që vendosa ta ndërpres aty kam rrahur veten, i kam rënë kokës me grushta. Kalova në përjetim shumë keq. Isha me sashën, dhe u tremb shumë kur më pa. Marr shoqen në telefon i them hajde, më tha që më dhëmb dhëmballa dhe më pyeti nëse e kisha marrë rrogën, se i kisha premtuar lekë, se kishte ngel pa lekë. Goditje tjetër kjo. Kam kaluar një vit shumë të vështirë, prandaj jam këtu

Erjola: Po ai a e dinte?

Roza: Po

Erjola: Ishe me të kur e more vesh

Roza: Jo, nuk ishte në Shqipëri

Erjola: Çfarë të tha?

Roza: Çfarë karroce do të marrim

Juli: Ai ishte dakord

Roza: Po, as se pyeta fare, e mora vendimin vet

Graciano: Uaa!

Roza: S’ka shanse, me fëmijën tim, të pyes unë atë

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH